Aplikacion
Pas votimit në Asamblenë Parlamentare, eurodeputetja gjermane thotë se shpreson që të arrihet shumica e votave edhe në Komitetin e Ministrave të Punëve të Jashtme, në mbledhjen e muajit maj. Megjithatë, ajo shton se disa shtete janë më kritike, pasi kërkojnë përparim në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton “Kosova Press”.
Eurodeputetja kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin pa kushte të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Sipas saj, Lista Serbe ka gabuar kur ka kërkuar bojkotimin e procesit të votimit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave veriore, derisa thekson nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pas përfundimit të këtij procesi.
“Kam dëgjuar se disa shtete anëtare mund të jenë më kritike se sa kanë qenë disa muaj më parë, por nuk mund t’ju them në mënyrë të veçantë sa kritik do të jenë”, thotë ajo.
Sipas saj, dialogu me Serbinë është vendimtar për zhvillimin e Kosovës dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Von Cramon nënvizon nevojën që të ketë progres më të shpejtë nga dy palët për zbatimin e ujdive të dakorduara.
Megjithatë, ajo kritikon Serbinë se nuk po bënë asnjë lëvizje për zbatimin e marrëveshjeve, përkundrazi po angazhohet aktivisht që të shkel nenet e saj, derisa përmend angazhimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. /ZOOM.AL/