zoom

Të gjitha

Çiljeta dhe Albani, gati t’i thonë përgjithmonë “Po” njëri-tjetrit!

Çiljeta Xhilaga ka 5 vite që jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta foli si rrallëherë për lidhjen e saj me Albanin dhe marrëdhënien që ai ka me djalin e saj, Fernandon.

“Gjërat ndonjëherë janë të shkruara. S’e kishim menduar ndonjëherë. Vinim të dy nga marrëdhënie të mëparshme. As ai se mendonte që do njihte dhe do dashurohej dhe as unë se mendoja që do e njihja dhe do dashurohesha.

Çdo marrëdhënie ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj.
Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

Burime për “Panorama Plus” kanë treguar se Çiljeta dhe Albani janë gati të hedhin një hap të madh në marrëdhënien e tyre.
Pas pesë vitesh lidhje, ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit. Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike, kanë treguar miq të afërt të çiftit.

Ende ky lajm nuk është konfirmuar nga goja e vetë Çiljetës dhe Albanit, megjithatë presim të dëgjojmë sa më shpejt lajme të bukura!