zoom

Aktualitet

Ekspertët konfirmojnë abuzimin seksual me 31-vjeçarin e sëmurë. Kush janë 2 të arrestuarit, dëshmia

Dy persona janë arrestuar në fshatin Mengël të Elbasanit ditën e sotme, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një 31-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

Denoncimi është bërë nga nëna e djalit, e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar. Menjëherë ajo ka ngritur dyshimet e para dhe iu drejtua Komisariatit për hetime.

Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit, ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen, por mohuan që të kishin abuzuar seksualisht. Nga ana tjetër ekspertimi paraprak konfirmon abuzimin me të riun.

Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.

Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31-vjeçarit, i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore. Ekspertiza mjeko-ligjore ka kofirmuar aktin e rëndë. /ZOOM.AL/