zoom

Aktualitet

Akuzohen se abuzuan seksualisht me 31-vjeçarin e sëmurë, Gjykata jep masat e arrestit për 2 rojet

Gjykata e Elbasanit dha sot  masën e  sigurisë për dy personat e ndaluar, të cilët akuzohen për përdhunimin e një 31-vjeçari me probleme të shëndetit mendor.

Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie” deri në sqarimin e plotë të ngjarjes për Rexhep Balla, ndërkohë për të akuzuarin tjetër B. Jolla është vendosur masa “arrest me burg”.

Jolla para oficereve të policisë ka deklaruar vetëm se e kanë zhveshur 31-vjeçarin, por nuk abuzuan me të. Ekspertimi mjeko-ligjor pas denoncimit të nënës së të riut konfirmoi abuzimin, por tani gjykata kërkon të caktohet nga Prokuroria me prova koha e këtij abuzimi dhe nëse të dyshuarit janë autorë.

Denoncimi për përdhunimin e 31-vjeçarit u be nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit ku dy të akuzuarit punonin si roje. Herë-herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia Ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31-vjeçarit me probleme të shëndetit mendor. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të vërtetojnë se kush janë autorët e abuzimit. /ZOOM.AL/