Aplikacion
“Posedonte lëndë narkotike cannabis dhe fara cannabisi, në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike, 115 fara kanabisi dhe 1 celular.
Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Reçi, 32 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Ndërhyrja u bë në Shirokë, ku shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte i dyshuari. Gjatë kontrollit fizik, Reçit i janë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
“Lënda narkotike dhe farat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thekson policia. /ZOOM.AL/