zoom

Lajme

Juli “thumbon” Riken: Tani po rri me Meritonin, rri me të tjerët se ke frikë nga nominimi…

Rike Roçi, pas daljes së Ilnisa Agollit nga “BBVIP” është parë shumë e miqësuar me Meriton Mjekiqin, duke i “harruar” debatet që ka pasur me këtë fundit.

Gjatë një debati me Julian Dedën, aktori i tha modeles se është afruar me moderatorin sepse ka frikë nga nominimi, ndërsa një gjë e tillë është mohuar nga Rikja. “Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç t’i kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi”, iu drejtua banorja, megjithëse aktori tha se tani e ka vënë re këtë gjë.

Modelja tha nuk mban qëndrim me Meritonin sepse atë e ka shok, ndërsa sipas Julit-Rike pas largimit të Ilnisës i është vardisur Meritonit sepse ajo nuk ka me kë të qëndrojë.

Pjesë nga debati:

Rike: Dea unë nuk është se e mbaj mirë më të gjithë për nominimin, por nuk bëj debate fallco siç i bën ti.

Juli: Pse se di unë?

Rike: Nuk zihem me njerëz që të dal në prime, sepse smë intereson fare. Nuk kam si ti që për një palë të brendshme të zihem për 3 muaj. Nëse ke pasur këtë mendim për mua të ma thuaje siç t’i kam thënë unë të gjitha mendimet që ke nga fillimi.

Juli: Tani po e shikoj.

Rike: Shyqyr që tani po e nxjerr fytyrën.

Juli: Kjo është e dukshme Rike. Ti rri me të tjerët se s’do të të nominojnë.

Rike: Nuk është e vërtetë.

Juli: Po, sepse ke frikë nga nominimi.

Rike: Po, o Zot, sa fikë që kam!

Juli: Prandaj nuk mban asnjë qëndrim.

Rike: Nuk mbaj qëndrim me Meritonin? Meritonin e kam shok, ta dish.

Juli: Ky është mendimi që unë kam për ty sot.

Rike: Unë nuk bëj debate koti siç bën ti. Nuk bën diskutime të logjikshme.

Juli: Po sepse ai në raport me atë…

Rike: Deda ti je vetëm me ul njerëzit. Vetëm ty të kemi inteligjent.

Juli: Uaaa, fjalët e Eglës.

Rike: Eglën e ke shoqe ti.

Juli: Bravo tani nuk bëj më muhabet me ty. Tani e kuptova se ti iu shkon të tjerëve se s’ke me kë rri. Iku Ilnisa dhe iu vardise prap mbrapa, kjo je ti.

Rike: Mendimi jot Deda (Juli largohet). /ZOOM.AL/