zoom

Bota

Tërmet i fuqishëm edhe në Turqi, sa ishte shkalla dhe raportimet e para

Duket se ky do jetë viti i tërmeteve, ku vetëm në muajt e parë të vitit Ballkani është shkundur nga mbi 20 të fuqishëm, për fat të mirë pa viktima dhe vetëm me dëme materiale.

Pas atij shkatërrues në Tajvan dhe lëkundjeve në malin e Zi, raportohet për tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter, pak më parë edhe në Turqi.

Epiqendra ndodhet 57 km në jug-juglindje të qytetit të Antixhamanit. Thellësia fokale, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, është llogaritur në 8 km.

Për momentin nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Por Turqia është më e prekura për këtë vit nga lëkundjet, me tërmetë të raportuara pothuajse çdo javë dhe sizmiologët shohin si pllakë më të rrezikshme gjeografike atë të Stambollit. /ZOOM.AL/