zoom

Lajme

“15 vite së bashku, më të fortë”, Ambasada e SHBA-ve uron: Shqipëria sot ka siguri dhe stabilitet

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri.

Më herët kishin uruar presidenti Begaj, deputetja Tabaku, kryeparlamentarja Nikolla, kryeopozitari Basha dhe përfaqësues të tjerë të politikës e shtetit.

Postimi:

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.

Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë. Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”. /ZOOM.AL/