Aplikacion
Pasi u dha klipi gjatë spektaklit të kësaj të marte, ku ishin montuar momente të zënkave të tyre gjatë gjithë këtyre ditëve, përplasja mes tyre vijoi edhe gjatë prime-t.
Teksa shprehu sërish dyshime për dashurinë mes tyre, Egla i akuzoi Ilnisën dhe Meritonin se janë bërë bashkë për të bërë lojë dhe për ta nxjerrë atë nga vetja.
Aktorja i quajti ata kalamaj kopshti, ndërsa Meritoni nga ana tjetër pretendoi se ka qenë ajo që ka provokuar vazhdimisht përplasje verbale me etiketime ofenduese.
Pjesë nga debati mes tyre:
Egla: Ilnisa dhe djaloshi kanë si qëllim të zgjohen dhe të vijnë për të më nxjerrë nga vetja. Pasi unë u shpreha, pasi ndodhi rrëfimin me Julian, të dy më bënë një minigjyq duke më zënë emër dhe mbiemër dhe punën ku punoj, duke dhënë vendin e punës dhe duke më thënë se do takohemi jashtë. Më kanë bërë të ndihem keq në fakt. Unë mundohem të jem e fortë, por më ka rënduar goxha. Nuk mund të mbaj lojën e këtyre kalamajve kopshti. Nga imazhet u pa qartë se Ilnisa më ka ndjekur këmbë pas këmbe te pishina. Me Meritonin nuk jam shumë e qartë pse më vjen pas dhe më thërret teta.
Ilnisa: Deri tani mendoj se jam njeriu më transparent, por në rastin konkret në ka një njeri që u bie në qafë të gjithëve, është Egla. E kam ndjekur nga pas se ishte zgjuar në mëngjes me një ide të re duke bërtitur: “Ilnisa do më heqë nga puna”.
Meritoni: Teta Eglantina, më ka bërë etiketime të ndryshme, gomar, kokëbosh… Egla po flas!
Egla: Nuk ke për të folur!
Meritoni: A do më lejosh të flas, o zonjë? Unë nuk kam rënë pre e etiketimeve të tua. Ke tentuar të më prishësh imazhin…
Egla: Pasi më bëtë gjyqin, më gjetët avokat dhe më futët në burg.