Aplikacion
Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth veprimtarisë së tij dhe posedimit të minave.
Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kërkesa e avokatit për masë të butë u rrëzua, teksa Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar organizatën që qëndron pas të riut dhe njerëzit për të cilët ai punonte. /ZOOM.AL/