Aplikacion
Apeli i GJKKO-së bëhet me dije se ka rrëzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe avokatët e tij, duke mos e ndryshuar masën “arrest shtëpie” dhe vlerësuar të ligjshëm vendimin e SPAK.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i avokatit Genc Gjokutaj.
“Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje”, tha ai
.
Avokati Genc Gjoutaj, njoftoi edhe para vendimit se SPAK kërkon që Berisha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve. Sipas ligjit, nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.
GJKKO u tërhoq për të marrë vendimin rreth orës 15:30 dhe pak më parë njoftoi rrëzimin e kërkesës së palës mbrojtëse. Ish-kryeministrit nëse nuk merr pjesë të paktën një herë në Parlament edhe 3 muajt e ardhshëm, atëherë i digjet mandati i deputetit.
“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.
SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai para vendimit. /ZOOM.AL/