Aplikacion
Rezulton se ky automjet është në pronësi të Emiljano Ninës, kushëriri i të shumëkërkuarit të drejtësisë dhe ish-kreut të lojërave të fatit në vend, Ervis Martinajt, ky i fundit i zhdukur mistershëm prej 8 gushtit 2023.
Grupi i biznesmenit besohet se ka vepruar në shenjë hakmarrjeje, duke eliminuar Bejtjan, si informator të armiqve të tyre, në masakrën e vitit 2022, kur u vra edhe Brilant Martinaj. Dikur Bejtja ishte ushtari i tyre sipas dyshimeve të hetuesve dhe i mbijetoi disa atentateve radhazi. I dyshuar për vrasjen e djeshme është edhe miku tjetër i Martinajt, Eljo Hato.
“Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj. Nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh, që u gjetën në një automjet të parkuar, në Sauk.
Punohet për kapjen e një 37-vjeçari, i cili dyshohet se përdorte automjetin, si dhe u referuan materialet në Prokurori, për pronarin e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.
“Aksioni u krye në kuadër të atij të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat, në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç”, sqarohet më tej.
Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj., si posedues i tyre. /ZOOM.AL/
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet