Aplikacion
I ndaluari është Florjan Muka, që sipas hetimeve të momentit dhe dëshmive, ka qëlluar për vdekje 19-vjeçarin, pas një përleshjeje mes dy grupeve. Gjithashtu janë zbardhur edhe shkaqet e krimit, si një grindje me motive të dobëta.
“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, tha Policia.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Florjan Muka, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, teksa dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /ZOOM.AL/