zoom

Aktualitet

SKANDALI/ “Zbulohet” pronari përfitues i “Eco Tirana-s”

“Eco Tirana” është një kompani koncesionare me 51% ortakëri Bashkia e Tiranës dhe 49% ortakëri kompania italiane “AGSM VERONA” me qendër në Verona, e shënjestruar gjithmonë nga opozita.

Deputetët demokratë kanë denoncuar shpesh se firma “AGSM VERONA” është biznes i grupit mafioz “Ndraghet’a”. Kompania veronezw e plehrave, sipas PD, po hetohet nga Antimafia italiane.

Po ashtu, në media është ngritur akuza se “Eco Tirana” edhe pse merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës, nuk e bën diferencimin e mbetjeve, por vetëm i ngarkon në kamionët e saj dhe i çon grumbull te landfilli i Sharrës.

Mes gjithë këtyre akuzave, së fundmi shtohet edhe një skandal tjetër.

Në regjistrin zyrtar të pronarëve përfitues të shtetit shqiptar është vendosur edhe “identiteti” i pronarit përfitues të “Eco Tirana-s”.

Fjala është për Stefanon, që mbiemrin e ka “nuk e di”.

Ky skandal, në kushtet kur deklarimi i pronarëve përfitues është me rekomandim nga BE, është bërë publik nga gazetari Klodian Tomorri.

Në “Facebook” ai shkruan me ironi se u gjet pronari përfitues i “Eco Tirana-s”, duke e shoqëruar edhe me dokumentet.

“Vazhdojmë:
U gjend më në fund pronari përfitues i Eco Tiranas.

Ky është regjistri zyrtar i pronarëve përfitues të shtetit shqiptar.
😂😂😂😂”, shkruan Klodian Tomorri.