Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. I pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur në lidhje me marrëdhëniet miqësore me Turqinë, Rama iu përgjigj gazetares greke me batutë duke i thënë se mos është gjë xheloze nga kjo marrëdhënie e frytshme për të dyja palët.
Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?
Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, historia na bën partnerë strategjik.
Gazetarja: Nuk është xhelozi.
Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.