Aplikacion
Mbrëmjen e së hënës, Meler u shtrua në spital pasi mori një goditje të rëndë në kokë nga presidenti Ankaraguçu, Faruk Koca, dhe teksa ishte shtrirë në fushë ai mori disa goditje të tjera në trup, me shumë gjasa nga tifozë dhe mbështetës të klubit që gjithashtu vrapuan në fushë.
Në ndërkohë, presidenti i klubit të futbollit Ankaraguçu, Faruk Koca, është ndaluar me akuzën e lëndimit trupor ndaj një zyrtari.
Presidenti i skuadrës së ligës së parë turke më pas i kërkoi falje arbitrit dhe komunitetit sportiv për sjelljen e tij, por gjithashtu deklaroi se ai “vetëm” e goditi arbitrin. Gjykatësi Meler u tha prokurorëve se Koca e ka kërcënuar se do ta vriste atë, si dhe e goditi me grusht në kokë.
Drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit kanë paralajmëruar një mbledhje të mërkurën për vazhdimin e kampionatit, të cilin e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Është e sigurt që nuk do të ketë pushim të vërtetë në kampionat, por pyetja është se çfarë dënimesh do të jepen për këtë incident të madh. /ZOOM.AL/
U vra me thikë në zemër, familja Martinit apel për ndihmë financiare: Ai la pas vëllain me autizëm