zoom

Aktualitet

Atentat mafioz dy shqiptarëve në Greqi, njëri vdes në vend

Athina u trondit nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të dy shqiptarëve, burrë e grua, për arsye ende të paqarta.

Prej të shtënave, burri vdiq në vend, ndërsa gruaja është e plagosur dhe ështl dërguar në spital.

Nga detajet e para të zbardhura nga mediat greke, autorët qëlluan nga një motoçikletë.