Aplikacion
Në një intervistë televizive, Mane tregoi se bëhet fjalë për një sulm të përsëritur kibernetik, për t’i hakeruar faqen e tij të Instagramit.
Deklaratën Bledi Mane e bëri teksa po fliste për projektet televizive për këtë sezon veror, ku do të jenë pjesëmarrës edhe disa ish-banorë të tjerë, por jo Luizi.
“Është një festival artistik i cili do të ketë një tur në disa qytete të Shqipërisë me qëllim që edhe këto qytete të jenë aktive gjatë verës. Maestro do të jetë pjesë e këtij turi por Luizi jo, pasi shifrat për ta paguar janë 20 mijë euro e lart. Ish banorët janë të fokusuar vetëm për të rritur “K-të”, në një kohë kur instagrami im është sulmuar 3 herë nga çerrat e Luizit. Ishin kolegët e mi ata që më nxitën të bëhem pjesë duke u bazuar dhe në eksperiencë time në burg dhe televizion. Kur hyra kisha plane por kur mbyll derën e asaj shtëpie çdo gjë nuk është ashtu si pret ti të jenë”, tha Bledi Mane.