zoom

Bota

Humb jetën shqiptari në Itali/ U përplas me makinë pak metra larg shtëpisë

Një 53-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në provincën e Piacenzas në Itali.

Sipas mediave të huaja, Dritan Mera po udhëtonte me një mjet tip “Peugeot” në drejtim të shtëpisë së tij, pas një feste në lokal me miqtë e tij.

Kur ishte vetëm pak metra larg shtëpisë së tij, ai humbi kontrollin e mjetit e doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me trungun e një peme.

Shqiptari u gjet nga shërbimi i ambulancës pa ndjenja dhe i shtrirë në timon.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mbijetoi dot.