Aplikacion
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i është drejtuar sot me një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, duke i kërkuar informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.
Gjithashtu, KQZ kërkon të dijë se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 prill 2021.
LETRA
Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati
DREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE
Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë
I nderuar Z. Doracaj
Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.
Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.
Ledjona ngacmon Beniadën, e pyet kur ka bërë seks për herë të fundit. Si u përgjigj modelja