Aplikacion
Pas më shumë se 3 orësh, Apeli vendos të rikthejë për rigjykim çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Seanca në Apel nisi në orën 11:00, ku trupa gjyqësore shqyrtoi ankimimin e Alibeajt, i cili kërkoi rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e Kuvendit të Berishës më 11 dhjetorit 2021 si legjitim.
Grupi i Alibeajt u përfaqësua në seancë nga avokati Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, ndërsa përfaqësues nga krahu tjetër ishte Ivi Kaso, i cili u shoqërua nga Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia./ Zoom.al