Aplikacion
Qeveria, me një ligj që sipas ekspertëve është tërësisht anti-kushtetues, e përjashtoi kompaninë offshore të Alabbar nga taksa e infrastrukturës dhe taksa sociale, e cila u merret ndërtuesve për t’u përdorur për të pastrehët.
Kandidati i PD për bashkinë e Durrësit, Igli Cara, duke denoncuar këtë aferë, thotë se “këto para mund të përdoreshin nga pusheti lokal për shërbime e strehim social, por ato janë dhuruar në këmbim të apartamenteve luksoze buzë detit”.
Cara ka publikuar disa pamje filmike që tregojnë se “vetëm pak metra larg Bashkisë së Durrësit, të miturit kalojnë netë të acarta në rrugë, të braktisur në fatin e tyre, ndësa investitorit strategjik të “Yacht Marina” i janë falur taksat e infrastrukturës dhe strehimit sociale.
“Sa banesa sociale mund të ndërtoheshin me 231 milionë euro? Sa të pastrehë mund të largoheshin prej rrugës?” – pyet ai ndërsa sjell imazhe të të patrehëve në rrugë të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Ekspertët thonë se falja e taksave jo vetëm është në kundërshtim me Kushtetutën, por ky vendim është diskriminues për të gjithë sipërmarrësit shqiptarë që operojnë në fushën e ndërtimit dhe turizmit duke paguar të gjitha taksat.
Partia Demokratike e ka çuar marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese, por ajo ka goditur ligjshmërinë e vendimit dhe jo faktin që Kushtetuta është shkelur edhe duke e përjashtuar “Durrës Yacht Marina” nga taksat. /Zoom.al
View this post on Instagram