Një person është gjetur i vrarë në Shkodër. Burime për Zoom.al bëjnë të ditur se viktimë është shtetasi Endri Mustafa, i cili prej tre ditësh rezultonte i zhdukur.
Mësohet se familjarët e kishin denoncuar në polici, pasi prej disa ditësh i kishin humbur kontaktet.
Ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.