zoom

Aktualitet

“Alo policia! Po vjen Dylberi…!”/ Si u kap sapo zbriti në Rinas i dënuari me 8 vite burg

Policia e Rinasit ka arrestuar një 29-vjeçar të quajtur Dylber Halili gjatë ditës së djeshme pasi rezultonte se ishte dënuar me 8 vite burg.

Ai u arrestua pas informacioneve të marra nga komisariati nr.3 në Tiranë si edhe verifikimit të thelluar të identitetit nga policët në Rinas.

Rezulton se Halili ishte i dënuar më herët me 8 vite burg në mungesë për akuzën “vjedhje me dhunë”.

Ngjarja ka ndodhur disa vite më parë në rrugën e “Kastriotëce” në Tiranë.

Policia bën me dije:

Mbështetur nga inteligjenca informative, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve, në hyrje të RSh-së, u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë  Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, si rezultat i analizës së riskut dhe i veprimeve të thelluara gjatë verifikimit të gjenealiteteve të një shtetasi, kanë ndaluar shtetasin:

-Dylber Halili, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. 29-vjeçari, në tetor të vitit 2017, në bashkëpunim me të tjerë, i kanë vjedhur me dhunë, në rrugën “Kastriotët”, një shumë parash dhe sendet personale, një shtetasi.