zoom

Sport

Nis nesër “Festa Olimpike”, këto janë rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Këtë të shtunë, mbi 10.000 nxënës nga e gjithë Shqipëria do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së projektit Ekipet Sportive në Shkolla “Festa Olimpike”. Projekti bën bashkë 61 bashki të vendit dhe ceremonia do të zhvillohet në Tiranë.

Për këtë arsye, duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 15:00, do të kufizohet qarkullimi në rrugën rreth stadiumit “Air Albania”; në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, në rrugën Abdyl Frashëri dhe në Rrugën Lek Dukagjini.

Ky është aktiviteti i parë i një sërë aktivitetesh që nisin, në kuadër të “Tirana, qyteti europian i sportit”.