zoom

In Zoom

SHIFRA TË FRIKSHME/ Sa kushtoi reklama për Ditën e Pavarësisë në Burj Khalifa?

Flamuri shqiptar u projektua edhe këtë përvjetor të Pavarësisë në kullën më të lartë në botë, Burj Khalifa, në Dubai. Ai u shfaq për 30 sekonda, bashkë me shpjegimin se bëhej fjalë për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe kompaninë që e ka paguar atë, EMAAR.

Kryeministri Rama e postoi të plotë videon në rrjetet personale sociale që mirëmbahen nga punonjës të paguar nga buxheti i shtetit.

Por sa kushtuan 30 sekonda reklamë në Burj Khalifa?

Të dhënat zyrtare në internet flasin për shifra marramendëse.

Një reklamim me projeksion, 15-minutësh, kushton 1 milion dollarë sauditë, ose 272 mijë dollarë amerikanë.

Duke filluar nga 250,000 AED (68 mijë dollar) për tre minuta gjatë ditëve të javës, nga ora 20:00 deri në 22:00, kostoja e shfaqjes së një reklame me lazer, një traileri filmi ose një mesazhi në pjesën e jashtme të Burj Khalifa rritet në 350,000 AED (95 mijë dollarë) gjatë fundjavave.

Kostoja është 500,000 AED (136 mijë dollarë) për dy shfaqje treminutëshe çdo natë nga ora 20:00 deri në 22:00 dhe 1,000,000 AED (272 mijë dollarë) për pesë shfaqje treminutëshe çdo natë midis orës 19:00 dhe 12:00.

Sipas Arabian Business, ka kosto të ndryshme për postimin e një reklame ose mesazhi në pjesën e jashtme të Burj Khalifa.

Duke përllogaritur në bazë të çmimeve të mësipërme, 30 sekonda reklamë për Ditën e Flamurit kanë kushtuar afërsisht 15,800 dollarë.

Por kush i ka paguar ato?

Sigurisht që s’i ka paguar shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Zoom.al mëson se ato janë paguar nga Alabbar, pronari i kompanisë “Eagle Hills” që do të ndërtojë Portin e Durrësit, një projekt 2.1 miliardë dollarë që iu dha pa garë nga qeveria Rama.

Por paratë nuk do të dalin nga xhepi i Alabbar. Një burim i besueshëm i tha Zoom.al se me gjasë ai do t’i fusë shpenzimet e reklamës në kostot e Portit të Durrësit dhe në fund ato do t’i paguajnë shqiptarët. /Zoom.al