Aplikacion
Arrihet ose marrë veshja me verdhezinjtë për Haaland, klubi i Barcelonës parashikon përforcime të tjera për fazën e avancuar. Bëhet fjalë për mundësitë me kosto zero të kartonit që të ofron merkatoja. Ky është rasti i 27-vjeçarit Memphis Depay-t, i kërkuar me ngulm nga trajneri Koeman, por edhe i Kun Agueros, që javë më parë ka zyrtarizuar divorcin me Manchester City-n. Të dy këta lojtarë janë “të çmendur” për të luajtur për Barçën.
E ardhmja e Depay është larg Ligue 1. LaLiga ose Seria A mbeten destinacionet kryesore për të. Anësori holandez, i cili gjithashtu mund të veprojë si sulmues, preferon Barçën dhe menaxherët e tij tashmë janë takuar me klubin. Disa javë më parë, i njëjti përfaqësues që solli Cillessen te “blaugranat” u takua në Barcelonë me Mateu Alemany-n, drejtorin e ri të futbollit. Atij iu ofrua gjysma ose pak më shumë se gjysma e asaj që u ra dakord tetorin e kaluar, një reduktim i ndjeshëm që ai është i gatshëm ta diskutojë.
Juventusi po shfaq gjithnjë e më shumë interes për Depay-n, me idenë e ngritjes së nivelit të cilësisë së skuadrës. Cristiano Ronaldo, Dybala dhe Morata nuk e kanë të qartë të ardhmen e tyre dhe ndër objektivat e Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, mbetet holandezi.
Barça duket e avantazhuar në garën për 27-vjeçarin edhe për faktin se skuadra drejtohet nga një bashkëkombës i sulmuesit, Ronald Koeman. Problemi është se nuk ka pëlqimin e plotë në zyrat e klubit katalan. Barça është në garë për titullin kampion në Spanjë dhe e ka të sigurt pjesëmarrjen në Champions, diçka që Juve ende nuk e ka garantuar.
Alternativë për rolin e numrit 9 mbetet Kun Agüero. Lojtari argjentinas, i cili do të jetë edhe për disa javë pjesë e Manchester City, është i motivuar për të luajtur krah Messit. Sikurse Depay, edhe Aguro do të ishte i gatshëm të ulte pretendimet financiare (te City ka fituar 12 milionë euro në sezon). Te Barcelona e shohin një sulmues zëvendësues, por që mund të jetë titullar në varësi të formës që do të shfaqë.
Mijëra të zhdukur nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ende s’dihet asgjë për fatin e tyre