Aplikacion
Martesa me sllovenen e bukur për Donaldin ka qenë e treta, pas martesave të dështuara me Ivana dhe Marla Maples, transmeton Telegrafi.
“Po-në” vendimtare e kanë thënë në Palm Beach në Floridë më 2005, ndërsa në gjithë ceremoninë janë shpenzuar më shumë se një milion dollarë.
Melania në ditën e martesës ka pasur të veshur fustanin luksoz me nënshkrimin John Gallianit, i cili atëbotë ka punuar për shtëpinë prestigjioze të modës Dior.
Fustani i nusërisë me ngjyrë të bardhë shkëlqyese ka qenë i rëndë 25 kilogramë, ndërkaq ka pasur madje 91 metra mëndafsh.
Fustani i nusërisë, i cili ka kushtuar 100 mijë dollarë, është publikuar edhe në faqet e revistës Vogue.
Rreth qafës së saj ka shkëlqyer edhe qaforja me diamante.
Si funksiononte zinxhiri i gjobvënies nga policët te gazetari. Pjesë, edhe zyrtarë të SHISH