Aplikacion
Po kush është Arta Nitaj?
Ajo është me origjinë nga Peja e Kosovës dhe është një nga modelet më seksi në trojet shqiptare dhe që tërheq gjithmonë vëmendje me postimet e saj në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë ajo tregoi në rrjetet sociale se po kishte kaluar disa ditë relaksi në ishullin privat të miliarderit Bill Gates.
Arta ka spikatur gjithmonë për jetën e saj të shtrenjtë, të cilën nuk heziton ta ekspozojë edhe në Instagram, ku ka më shumë se 300 mijë ndjekës.
Ajo është bërë gjithashtu e njohur me personazhin e “Xhesikës” në serialin “O sa mirë”.
Para disa vitesh Arta ka marrë pjesë dhe në videoklipin e Butrint Imerit “Phantom”.