zoom

Të gjitha

Transformimi i Gigi dhe Bella Hadid që “çmendi” pasarelën e Marc Jacobs

Gigi dhe Bella Hadid padyshim janë modelet më të famshme në botë. Motrat e njohura prej vitesh tërheqin vëmendjen e të gjithëve në pasarelat më të rëndësishme të modës. Mirëpo këtë herë, kanë habitur të gjithë me paraqitjen e tyre në një shfaqje mode.

Modelet u transformuan totalisht për shfaqjen e Marc Jacobs të vjeshtës 2022. Bella dhe Gigi parakaluan në pistën e vendosur në New York me flokë gjysëm të prera tullac dhe pa vetulla. Dyshja dukej e panjohur me këtë look të ri.

Por, i gjithë ky transformim ishte vetëm për këtë shfaqje. Ky shëndrrim i detyrohet stilistit të famshëm, Duffy-it.

Ai u kujdes të vendoste kapele të tejdukshme me paruke me baluke të cilat dukeshin si të vërteta. Ndërsa vetullat, grimieria e modeleve i kishte lyer me ngjyrë platini./L.K

/Zoom.al