zoom

Të gjitha

Brad Pitt, në një rrëfim siç nuk e keni parë kurrë

Brad Pitt ka bërë një rrëfim si rrallë herë teksa ka folur për vështirësitë që ka kaluar në lidhje me shëndetin mendor. Një nga më të zakonshmet është depresioni dhe Pitt ka folur gjatë një intervistë me GQ për gjendjen e tij dhe se si e bëri të ndihej “i vetmuar”. Ai gjithashtu zbuloi dhe mënyrat se si u bë më mirë dhe si arriti të gjente lumturinë.

Aktori ishte imazhi i numrit të fundit të revistës GQ dhe ishte shumë i hapur dhe i sinqertë për disa nga aspektet personale të jetës së tij.

Unë jam ndjerë gjithmonë vetëm. I vetëm kur kam qenë i vogël, vetëm këtu, dhe vetëm kohët e fundit jam ndjerë më shumë i përkrahur nga miqtë dhe familja ime. Ka një shprehje nga Rilke, ose nga Ajnshtajni, besojeni ose jo, ka të bëjë me të jetuarit në paradoksin e mbajtjes së dhimbjes së madhe dhe në të njëjtën kohë të ndjesisë së gëzimit të vërtetë. Kjo është pjekuri, dhe një rritje si njeri”– zbuloi aktori.

Pavarësisht gjithçkaje, Pitt dëshironte të ndante përvojat e tij dhe të detajonte se si arriti t’i kapërcejë të gjitha ato ndjenja.Së fundi, aktori tregoi gjënë që e ndihmoi të kapërcejë gjendjen e tij dhe të gjejë gëzimin në jetën e tij./L.K

/Zoom.al