Aplikacion
Megjithatë, ajo thotë se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez ishte ndier e padobishme, duke qenë se po xhironte një film, derisa jo aq larg nga aty, në Ukrainë, është duke u bërë një luftë.
“Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër”, ka deklaruar 53-vjeçarja për ‘People’.
Aktorja ka thënë se ishte e pakuptimtë të xhironte një komedi pas luftës së filluar nga Vladimir Putin në Ukrainë, në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve.
“Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë”, është shprehur Aniston. Ajo që dy vitet e fundit na kanë mësuar të gjithëve është se duhet të jemi mirënjohës për çdo ditë.”-shtoi Aniston./L.K
/Zoom.al
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike