zoom

Të gjitha

Në një burg me Saimir Tahirin ?! / Reperi Cllevio bën deklaratën shokuese

Kleviol Ahmeti i njohur nga të gjithë si Cllevio, një ditë pas sherrit me Noizyn ka përfunduar pas hekurave.Arsyeja e arrestimit të tij është thyerja e rregullave. Ai ndodhej në “arrest shtëpie” ditën që shkoi në Durrës tek lokali i Noizyt.

https://gorilla.cdnja.co/v/9e/9EZPk.mp4?token=DbiiRplOt9v4BzkhlXGwFg&expires=1655560453

Mirëpo, siç duket Klevio nuk i thyen rregullat vetëm jashtë qelisë, por edhe duke qenë i mbyllur. Gjatë ditës së djeshme reperi ka hyrë live në Instagram bashkë me një vajzë. Më tej me anë të një story në Instagram, ai përshëndet shokët e tij të burgut që e pritën si “gango” siç pëlqen ta quaj veten reperi. Ndër to edhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

https://gorilla.cdnja.co/v/zk/ZKbVz.mp4?token=UqjIYtMyvfQy9DPpobXIZw&expires=1655560453

“Në mënyrë të veçantë përqafoj shokët e mi që i kam tek godina tjetër që më pritën si personalitet gango. Dhe të gjithë kakamat e sektorit tim. Gjithashtu të gjithë gangot dhe shokët që ndodhen në gjithë burgjet e Shqipërisë. Në veçanti gjujtëset e burgut 325. Ju dua goca dhe ju jeni më gango se këta pederastat që bëjnë videoklipe,”-shkruhet më tej në Instastory.

Ju kujtojmë që Cllevio disa ditë më parë, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet. Një ditë pas ngjarjes, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./L.K

/Zoom.al