zoom

Të gjitha

“Ishte diçka e paralajmëruar…”/ Kush ësht Dj i famshëm që dinte gjithçka për Sunny Hill ?!

“Kush do vijë me mua në Shqipëri”- shkroi Dj i njohur me famë botërore, Diplo, më 25 maj në një status në Instagram. Sot ky status mund të shihet nga një tjetër këndvështrim. Sunny Hill Festival njoftoi se këtë vit do ndyshojë vendndodhje dhe nuk do organizohet në Prishtinë sikurse ka ndodhur dy vitet e tjera, por do zhvendoset në Tiranë. Sipas themeluesit, babait të Dua Lipës, Dukagjinit, ai u anulua për shkak të vonesave në dhënien e pronës për shfrytëzim në Bërnicë.

Për tu rikthyer te status i Diplos, pyetja është se përse artisti amerikan shkroi “Kush do vijë me mua në Shqipëri” dhe nuk shkroi në Kosovë? Në kohën kur ai shpërndau postimin në rrjetet sociale askush nuk e dinte rreth këtij ndryshimi. Të paktën publikisht nuk ishte bërë asnjë njoftim zyrtar. Atëherë, nga e dinte Diplo që Festivali do zhvillohej në Shqipëri? Ndoshta i ishte thënë që në fillim se do performonte në Tiranë?

Kjo gjë përforcon edhe më shumë teorinë e përfolur prej ditës kur u dha vendimi, që një vit më parë kur Dua dhe Dukagjin Lipa ishin me pushime ne Shqipëri. Familja e artistes ka një marrëdhënie shumë të mirë me Ramën dhe Veliajn e madje disa herë kanë paralajmëruar për surpriza.

Takimet e shpeshta të prindërve të Duas me kreun e bashkisë së Tiranë, superlativat e Ramës për Duan dhe pushimet e tij familjare në jug të Shqipërisë me familjen Lipa një vit më parë- janë vetëm disa nga argumentat në favor të kësaj teorie.

Vetë Dua Lipa ka zgjedhur të heshtë.. Duke marrë parasysh përmasat e kësaj çështjeje, pritet që shumë përgjigje të jepen në gusht, kur Festivali të mbahet. Por, deri atëherë, ende shumë gjëra mbeten të paqarta./L.K

/Zoom.al