Aplikacion
Në një reagim në Instagram Olti e cilëson atë si Linda Morina e autorëve shqiptarë teksa shprehet se të punosh do të thotë vetëm të rrish poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve.
“Foli edhe Olsa, sa e lezetshme që është. Olsa është Linda Morina e autorëve shqiptarë. Keni parasysh që Arian Çani fton Aurela Gaçen, Inva Mulën dhe i prezanton si këngëtare, fton edhe Linda Morinën dhe e prezanton edhe atë si këngëtare. Edhe Olsën e prezantojnë si autore dhe kujton se është autore. Autorë janë edhe Dalina Buzi, Zefina Hasanin , Rezart Agën. Dhe e beson ajo, kujton se është autore. Por ka ngatërruar diçka, të punosh nuk do të thotë vetëm të punosh poshtë tavolinave të drejtorëve të televizioneve të ndryshme. Ka edhe punë të tjera dinjitoze, pa zhurmë dhe me shumë të ardhura.”- shprehet Olti Curri.
E gjitha nisi nga intervista e Olsës në “Goca dhe Gra” ku ajo u pyet nëse në vilën e meshkujve, do ta tundonte më shumë një bisedë me Arjan Konomin apo Olti Currin. Ajo zgjodhi atë të parin teksa për blogerin u shpreh se nuk punon dhe se merret me llafe.
“Padyshim që do më joshte dhe do të më pëlqente një bisedë me Arjan Konomin, sepse është njeri që punon, nuk e di nëse ky personi (Olti Curri) punon apo jo. Nëse nuk punon nuk ke të drejtë të komentosh të tjerët”- u shpreh ajo. Teksa po ashtu ironizoi edhe Nevina Shtyllën.
Kujtojmë se Nevina dhe Olti kanë qenë të dy pjesë e edicionit të parë të programit të dashurisë, Olti si opinionist kurse Nevina si moderator./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë