zoom

Të gjitha

“Po shikoj që po më urren e gjithë bota…”/ Amber Heard jep intervistën e parë pas gjyqit

“Unë nuk fajësoj jurinë. Në fakt, unë i kuptoj ata”. Kështu e nis Amber Heard intervistën e saj të parë pas vendimit, kundër saj, në padinë për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp.Në një intervistë për NBC-në ajo thotë fjalën e saj për një dënim, i cili kërkon që ajo t’i paguajë paditësit 15 milionë dollarë dëmshpërblim: një shumë e tepruar për të.

 “Ai është një personazh i dashur, njerëzit mendojnë se e njohin personalisht. Ai është gjithashtu një aktor fantastic”.

Ylli i “Aquaman”,më pas fajësoi mediat sociale dhe mbulimin negativ që iu dha gjatë gjyqit.

“Nuk më intereson se çfarë mendon dikush për mua apo çfarë gjykimi doni të bëni për atë që ndodhi në privatësinë e shtëpisë sime, në martesën time, pas dyerve të mbyllura. Nuk mendoj se njeriu i medias duhet t’i dijë këto gjëra. Kështu që nuk e marr personalisht”. “Por edhe nëse je dikush që mendon se e meritoj gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendon se po gënjej, nuk mund të më shikosh në sy dhe të më thuash që mendon se në rrjetet sociale jam trajtuar me drejtësi”.

Aktorja u intervistua përpara një specialeje njëorëshe që do të transmetohet të premten në prime time. Ditët e fundit, avokatja e saj, kishte parashikuar që Amber synon të apelojë për të shmangur pagesën e 10.35 milionë dollarëve që mbeten pasi gjyqtarja Penney Azcarate uli pjesën nga pesë milionë në 350 mijë dollarë të vendimit në lidhje me dëmet ndëshkuese./L.K

/Zoom.al