zoom

Të gjitha

“Nuk do t’i fus llapën, latë nam!” Armina Mevlanit debat me Fatma Haxhialiun për puthjen ne publik

Në emisionin “Goca dhe Gra”, është diskutuar në lidhje me puthjet në publik mes çifteve.

Kjo ka shkaktuar edhe një debat mes dy prej moderatorëve të emisionit, Fatma Haxhialiu dhe Armina Mevlani.

Mevlani ka qenë kundër puthjeve me partnerin e saj në praninë e shoqërisë apo familjarëve.
Ajo tha se edhe prindërve ua kishte ndaluar puthjet e gjata në buzë në sytë e saj.

“Nuk do t’i fus llapën. Latë nam. Më duket shumë mungesë respekt. Është tjetër gjë një puthje momentale, përqafim, shtrëngim dore, puthje në faqe. Ka puthje dhe puthje. Ka puthje që zgjasin dhe më duket mungesë respekti se është intimitet. Nuk e kam lejuar puthjen e prindërve të mi në sytë e mi. Unë nuk e bëj këtë gjë në sytë e shoqërisë sime se nuk jam adoleshente”, tha ajo.

I një mendimi ndryshe ka qenë Fatma Haxhialiu, e cila tha se nuk sheh asgjë të gabuar në puthje, madje e ka quajtur qëndrimin e Arminës, injorancë.

“Injorancë totale. Është zgjedhja jote, jo mungesë respekti. Çfarë halli ke ti se puth unë burrin tim. Unë jam puthur para babait tim dhe nuk po puthem para atij që i kam bërë kokën. Nëse të vjen për të puthur burrin nuk do presësh sa të ikësh në shtëpi”, tha ajo.