Aplikacion
Në “Më lër të flas” Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga ai gjatë shtëpisë së BBV, ndërsa prishja e miqësisë së tyre u përforcua me dasmën e Ilirit, ku Sabiani nuk mori pjesë.
Në një intervistë për një revistë shqiptare, Ilir Shaqiri ka shuar kureshtjen e shqiptarëve lidhur me ndarjen e 100 mijë euroshit me Sabianin.
“Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.”- tha Iliri. /L.K
/Zoom.al