Aplikacion
Por si duket Semi nuk është e vetmja që e ka harruar ish-partnerin e saj pasi dhe Bojkeni e ka lënë pas të shkuarën. Ditën e sotme ish-partneri i Semit, Bojken Lako ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet duke mbajtur dorën e një vajze.
Edhe pse Bojkeni nuk ka qenë ndonjëherë i hapur për ta bërë publike jetën e tij private, kësaj here ai ka vendosur të na thotë se është duke jetuar një lidhje dashurie.
Kujtojmë se pak kohë më parë llogarinë e tij në Facebook, Ben Blushi ka rrëfyer bisedën e tij me Bojken Lakon, teksa ky i fundit rrëfen se pse erdhi ndarja me Semin. Ai u shpreh se ata u ndanë për shkak të diferencës së madhe në moshë, nëse e llogaritim Bojken dhe Semi kanë 20 vite diferencë.
“Që kur u ndava me Semin, jetoj me mamin
Pse u ndave, e pyeta, ajo ishte vajzë e mirë
E mirë ishte, po kishim diferencë. Ajo 26 unë 47.
Si është të jetosh me mamin?
Shumë mirë, tha Bojken. Tani më shkruajnë shumë vajza në Instagram
I takon?
Kur kam kohë”, është shprehur Bojken./L.K
/Zoom.al