Aplikacion
“Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai.
Në një koment që i bëri verën e vitit të kaluar, Spartak Ngjela i shkruante moderatores në komentet e fotove: “Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.
Ndërsa rreth një muaj më parë i shkroi sërish: “Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë./L.K
/Zoom.al
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij