zoom

Të gjitha

“Disa burra nuk do e trajtonin kurrë nënën e fëmijëve”/ Kim Kardashian: Nuk do e mbroj më Kanye-n

Kim Kardashian i kërkoi falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

Ylli i reality show tha në episodin e “The Kardashians” në Hulu se ajo nuk do ta mbronte më reperin 44 vjeçar dhe se nuk do të lejonte askënd që t’i trajtonte të afërmit e saj ashtu sikurse Kanye i kishte trajtuar.

Ajo i paralajmëroi ata për një këngë të re të Kanye West. “Ai po flet budallallëqe për mua,” i tha Kim të gjithëve, e cila ka katër fëmijë me Ye.

“Shumica e burrave nuk do e trajtonin kurrë nënën e fëmijëve të tyre në atë mënyrë në publik,” tha Khloé. Kris i tha Kim se ajo nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka qenë një grua e shkëlqyer me të- pavarësisht nga sharjet e shumta të Kanye West në mediat sociale kundër Kim dhe familjes së saj – dhe së fundmi, të dashurit të saj, Pete Davidson./L.K

/Zoom.al