Aplikacion
Dhe nëse po pyesni se përse duhet t’i lidhim këta dy emra bashkë, përgjigja është se ato janë kunata. Asnjëra prej tyre nuk e kishte zbuluar këtë fakt, deri pak kohësh, kur Beti tha në një intervistë se vëllai i saj është i martuar me Dalinën.
Mbrëmjen e djeshme kur Beti ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku Dalina është bashkëprezantuese. Dy kunatat kanë realizuar edhe një intervistë ku u janë përgjigjur disa pyetjeve për të zbuluar më shumë mbi marrëdhënien e tyre.
Më tej në pyetësor ato treguan se nuk i bëjnë dhurata njëra-tjetrës përveç vitit të parë që Dalina u njoh me vëllain e Betit kur i kishte blerë kësaj të fundit një orë. “Rëndësi ka që Dalina mua më respekton mamanë. I çon lule çdo 8 Mars, këtë vit edhe mua më solli lule, por unë nuk i kam çuar asnjëherë.”
Të pyetura për mendimin e parë për njëra-tjetrën, ato thanë
Beti:“Gjithmonë kam menduar se cila mund të ishte gruaja e vëllait tim, por asnjëherë s’e prisja që do ishte më e zonja se unë. Dalina është vërtetë shumë e zonja.E kam njohur para se të bëheshim kunata se punonte në Top Channel dhe e kam ndjekur para se të vija unë në Top Channel. Thosha: “WOW sa e zonja”. E ndiqja gjithmonë dhe më pëlqente shumë.”
Dalina: “Burri im ka fizionomi të ndryshme nga Beti dhe duket sei nga ata ‘të fortët’. Dhe ti ke disa kushte në fillim, por kur e mora vesh që ishte vëllai i Betit, ajo i dha pikë atit. Sepse thashë pale çfarë familje ka, por jo. Beti ka patur gjithmonë një imazh të mirë dhe shumë korrekte. Nuk ka pretenduar kurrë të luaj me famën e saj.”/L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë