Aplikacion
Në një mbrëmje teksa shkojnë për të fjetur, Sarah e puth në buzë PM. “Kuku çfarë më bëre!”, ishte reagimi i tij, i cili nuk e priste këtë hap të blogeres së njohur.
Reagimi i Dj u komentua shumë në rrjet, ku ndjekësit shpreheshin se PM nuk donte që të ndodhte kjo puthje. Por sot për herë të parë, Dj i njohur tha se reagimi i tij lidhej me deklaratat që ata kishin bërë se nuk do jenë më shumë se shokë.
“Momenti më i bukur ishte puthja me Sarah sepse nuk e kam pritur hiç. Se më tha se nuk më sheh më shumë se shok dhe unë i shkoja pas fillit. Unë po i uroja natën e mirë dhe veç kur më ndodhi. Ishte reagim i papritur dhe më vjen në mendje shumë shpejt. “Ku ku çfarë më bërë” ndaj e thashë sepse nuk mund të më kthej fjalën”, tha ai teksa ishte i ftuar në “Wake Up”.
Madje një gjë u konfirmua edhe Dagz, i cili u shpreh se sapo e ka parë videon e kupton se çfarë problem kishte PM. Më tej gjatë intervistës, i pyetur se ku jeton PM tha se mundohet të kalojë sa më shumë kohë me Sarahën në Tiranë./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë