zoom

Të gjitha

“Në pleqëri duhet të kesh dikë pranë “/ Robert Berisha bën deklaratën e papritur për Norën

Këngëtari i njohur, Robert Berisha ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me marrëdhënien e tij private. Ai ka thënë në emisionin e moderatores Roza Lati mendimin që ka rreth dashurisë në çift dhe nëse sipas tij është më e madhe në pleqëri apo në rini.

Mes emocionesh këngëtari u shpreh se pasi humbi nënën e tij vitin e kaluar, e pa te i ati se sa e vështirë është kur humbet partnerin e jetës.

“Në pleqëri, ish dashur të jetë edhe në rini edhe në pleqëri me qenë mirë. Por vetëm kur plaket robi (njeriu), e kupton kur ta humb dikë që e ke pasur (gruan), e kupton që vet nuk jetohet dhe në atë kohë e sheh se sa të mungon ai që e ke pasur afër. Kështu që unë mendoj se në pleqëri është shumë e rëndësishme të kesh dikë që e shijon”, theksoi Berisha.

Muzikanti përndryshe kohëve të fundit pranoi se ka nisur një lidhje të re  dhe dyshohet se bukuroshja që ia ka marrë zemrën quhet Laureta Maqedoni.

Ndërsa Roza Lati tregoi se Roberti kishte ardhur i shoqëruar nga e dashura duke e komplimentuar vajzën me fjalët: “Ke një vajzë kaq simpatike, kaq engjëll”.Ai ka qenë i martuar për vite me radhë me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën edhe ka një vajzë të quajtur Rene. /L.K

/Zoom.al