Aplikacion
Pjesë nga biseda:
Donaldi: “Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.”
Agron Llakaj: “Emocionin dhe përjetimin nuk e kemi njësoj. Ju përjetoni emocionin e një marrëdhënie sa njerëzore aq edhe e madhe. Te unë është pak më e madhe. Sepse çfarë mbjell korr dhe unë jam i lumtur për atë që kam mbjellë. Vij në një shtëpi të re dhe të madhe tuajën. Keni gjithë entuziazmin dhe energjinë. Ju kam ndjekur dhe do kthehem tek ajo që thoje edhe në “Big Brother VIP” :Unë jam ky që jam dhe bëj atë që dua. Keni bërë çfarë keni dashur.”
Romeo: “Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapësinor.”
Sigurisht që nuk ka munguar pyetja nëse është bashkuar apo jo me moderatoren Bora Zemani.
Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?
Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për cdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.
Agron LlakajL: Hë pra fol!
Më pas Donaldi ka lexuar edhe letrën që i kishte shkruar Agroni gjatë pjesëmarrjes së tij në BBV ku dhe janë përlotur të tre./L.K
/Zoom.al