Aplikacion
Donaldi: “E kuptoj që jeni habitur dhe keni mendime të çuditshme por kalojmë të rubrika. Urime për këngën “Mos u kthye”. Shyqyr që jam gjallë. E kam ndjerë dhe e ka ndjerë gjithë Shqipëria. Shumë e çuditshme që jemi në një intervistë.”
Romeo: “Si është raporti mes jush?”
Semi: “As mirë, as keq. Unë i shkruajta Donaldit. Dëgjova se ishte shumë keq dhe se po kalonte një periudhë të keqe. U ndjeva keq dhe u bëra merak sepse pavarësisht të gjithave e kam xhan. Por pastaj nuk pushonte më telefoni sepse vetëm shkruante.”
Por nuk kanë munguar as disa kunja të vogla pasi në fund të ditës Semi do “hakmerrej” në një mënyrë ndaj Donaldit.
Donaldi: “A u gëzove që nuk fitova?”
Semi: “U gëzova shumë. Mund ta fitonte kush të donte, vetëm ti jo.”
Gjatë bisedës Semi ka pranuar edhe se “Mos u kthe” ishte dedikim për Donaldin dhe Borën. Ka qenë Yll Limani ai që e ktheu në këngë gjithë historinë e tyre.
Donaldi: “Kam dëgjuar se ajo kënga ka qenë për mua. Si ndodhi?”
Semi: “Ylli Limani më shkruajti pas daljes një mesazh dhe i kërkova të më bënte një këngë. Isha me Borën. Duke qenë se ti ishe në BBV dhe kishim dëgjuar për bëmat e tua. Filluam të flasim për ndjesitë e shoqes sime të ngushtë dhe bëmat e tua. Ylli u frymëzua dhe doli kjo kënga. Është dedikim.”
Donaldi: “Unë kam shkruar versionin tim: Nxirri krejt në tavolinë, krejt të mirat që m’i din, kurrgjo mrena mos të rrij. Emrin tim thuje sot, jepi ti bërtite fort, e di që më do më së shumti në botë. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu që je këtu. E mos u nxeh, mos u mërzit për dy komente të këqija. Mos u nxeh se jam tu u munu me të sjell gjithë kujtimet. Para syve t’botës pashë, më të bukur nuk e di a ka, si mund të jesh me kaq fat. Emrin tënd do ta përmend do ta bëj tatoo aty ku më dhemb. A e di si është me u zgju dhe me u gëzu se je këtu. Ti një ditë ke me u martu me mua dhe në dasmë do këndojmë këtë këngën: A si qenka dashuria, se jemi dy nga labëria.”
Semi: “Më ka bërë përshtypje që njerëzit menduan se kemi lidhje.”
Donaldi: “Ishe në një event me Borën. Çne i ndeze cigaren? Çfarë ndodhi?”
Semi: “Rastisëm. Se më kap sikleti dhe nuk dua të flas shumë.”
Donaldi: “Unë ty nuk të hodha kurrë poshtë, po ti pse më hodhe?”
Semi: “Pse çfarë të bëra unë që të më hidhje poshtë? Nuk jam penduar për asgjë që kam thënë.”/L.K
/Zoom.al
Dështon marrëveshja?/ Italia tërheq të gjithë stafin e punonjësve nga qendrat e emigrantëve