zoom

Të gjitha

“Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqipërinë…”/ Alban Ramosaj: O Agim Doçi, ti kurrë nuk na ndan

Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar jurie në zgjedhjen e këngës përfaqësuese për Eurovision, ka folur së fundmi për këngën e Alban Ramosajt “Theje”.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, tha ai.

Alban Ramosaj ka bërë një postim të gjatë në “Instagram”, ku shkruan se Europa nuk tallet me Kosovën apo Shqipërinë, por me zgjedhjet që bëhen.

Postimi i gjatë i Ramosajt:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrova me “Theje”)

Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.

Europa nuk tallet me Kosoven apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.

Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? Te kujton gje emri Rona Nishliu? Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.

Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova” !/L.K

/Zoom.al