zoom

Sport

Plori: Tirana? Na duhen 9 pikë për Europën

Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, kërkoi impenjim maksimal nga futbollistët e tij në klasike për të mposhtur Tiranën dhe të marrin tri pikët që janë kruciale për të shkuar në Europë nëpërmjet kampionatit.

TIRANA – “Për ne është një sfidë me shumë interes, duke ditur edhe ngjeshjen e ekipeve dhe objektivat. Nuk kemi arritur asgjë deri tani. Jemi barazim me pike me Partizanin dhe tre pikë para Kukësit, ka edhe tre ndeshje. Duhet të jemi seriozë dhe të bëjmë në fushë më të mirën. Tirana nuk ka shkuar kot 20 pikë para. Ka element që bëjnë dallimin, duhet vlerësuar në maksimum. Nuk duhet të nënvlerësojmë. Nuk kemi kohë për gabime dhe rikuperime, janë tre ndeshje për të marrë maksimumin. Na duhen 9 pikë për Europën”.

PËRQËNDRIMI – “Ne nuk duhet të merremi me Tiranën, të merremi me veten dhe të kemi angazhim në fushë si ndaj Kukësit. Duhet mos bëjmë një pjesë mirë dhe një keq, kemi bërë gabime. Të kemi mendjen te detyrat tona, jo çfarë bën Tirana. Të mendojmë për këtë duel, më pas për dy të tjerat.”

FORMACIONI – “Latifi është i gatshëm. Gjurgjeviç e ka të pamundur të kthehet edhe pas analizave të kryera”.

I KUQI PËR TRAJNERIN E PORTIERËVE – “Me ardhjen time në stol është nxehur pak më shumë sesa duhet. Të qetësohet pak dhe mos transmetojë momente të tilla. Jemi Vllaznia, jemi Shkodra”.

TIFOZËT – “Fansat janë të ndjeshëm, e kuptojnë kur ekipi luan”.

ÇOBA – “Ka pasur vëmendje gjatë gjithë kohës, ka 22 ndeshje të aktivizuar. Pretendohet të jetë e ardhmja e klubit. Është viti i dytë këtu, ka edhe gjashtë ndeshje në Kupë. E kemi diskutuar pjesën e lojtarëve të Akademisë. Janë Paloka, Qarri, Smajli etj. Edhe Gurishta, po të kthehemi te viti i parë në ekip ka pasur 4-5 ndeshje. Jemi të bindur se kemi fituar futbollistë”.

FITORJA OBLIGIM – “I bindur nuk jam, 90 minuta do luhet futboll. Topi është i rrumbullakët. Duam një skuadër kërkuese me shumë entuziazëm në fushë. Ne na duhen tre fitore që mos merremi me ekipet e tjera. Do flasim vetëm për Vllazninë”. /ZOOM.AL/