zoom

Të gjitha

Kim Kardashian “nuk zë mend”/ Pas Met Gala-s vishet sërish si “Marilyn”

Kim Kardashian pati momente të shumta “Marilyn” në Met Gala-në e 2022. Pasi kaloi në tapetin e kuq të së hënës me fustanin ikonik të Jean Louis që Marilyn Monroe veshi për t’i kënduar John F. Kennedy-t “Happy Birthday, Mr. President” në vitin 1962, themeluesja e Skims kaloi në një pamje të dytë të paharrueshme të yllit të ekranit në hotelin e saj.

“Për të përfunduar natën time pas The Met, pata nderin të ndërroj fustanin Norman Norell të Marilyn Monroe që ajo veshi në Golden Globes në vitin 1962 – ku ajo mori çmimin Henrietta për filmin botëror të preferuar”, shkroi Kardashian në fotot e saj me fustanin e gjelbër vezullues të së Premtes.

Edhe më e rastësishme, luleshitësi i Kardashian, Jeff Leatham, ka marrë çmimin Golden Globe të Monroe që në atë natë, duke e bërë atë një aksesor të përsosur për Kim./L.K

/Zoom.al