zoom

Të gjitha

“As motra e as shoqe”/ Einxhel Shkira i jep duart Beniadës

Kishte vetëm pak javë që kishte hyrë në “Big Brother VIP” dhe Einxhel Shkira bëri një deklaratë mjaft të bukur për Beniada Nishanin, me të cilën krijoi një miqësi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Pa frikë mund ta quaj motrën time dhe jam me fat që e kam njohur”, deklaroi Einxhel për Beniadën, me të cilën tashmë duket se nuk ka asnjë lloj komunikimi.

Tani jo vetëm që nuk janë motra, por as shoqe. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, duket se moderatorja e njohur i ka dhënë goditjen e fundit miqësisë me modelen seksi. Shkira i ka bërë “unfollow” në “Instagram” modeles , ndërsa kjo e fundit e ndjek akoma. Nuk dihet arsyeja e veprimit të Einxhelit. Ky gjest nga ana e moderatores vjen pas deklaratës së saj në një intervistë televizive, ku foli me ironi për shoqen që krijoi brenda shtëpisë së BB VIP.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë, por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ia kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ia jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me të vërtetë këtë gjë”, tha ajo./L.K

/Zoom.al